Bursa e ekselencës për studentët e drejtësisë

Fondacioni “XL LABS” shpall konkursin për bursën e ekselencën për studentët e drejtësisë për vitin 2026.

Të drejtë aplikimi për përfitimin e kësaj burse kanë studentët nga komuna e Ulqinit dhe Tivarit të cilët, në momentin e aplikimit, plotësojnë kushtet e mëposhtme:

–         Të jenë studentë/e të rregullt të nivelit bazë të studimeve (Bachelor) në degën e drejtësisë;

–         Të kenë të regjistruar dhe të ndjekin rregullisht mësimin në semestrat e vitit 2026;

–         Të mos kenë humbur asnjë vit akademik gjatë zhvillimit të studimeve;

–         Të kenë arritur notë mesatare mbi 8.50 gjatë studimeve, ndërsa për studentët e vitit të parë kërkohet kompletimi i semestrit të parë me notën mesatare mbi 8.00.

Aplikimi përbëhet nga: 

  • Vertetimin që është student/e i/e rregullt e skanuar në formatin PDF;
  • Letërnjoftimi i skanuar i/e studentit/es, në të dyja anët që tregon vendbanimin e tij/saj ose vertetimin e vendbanimit, të skanuar në formatin PDF;
  • Vertetimin për provimet e dhëna të studentit në semestrat e mëparshëm paraprak në formatin PDF;
  • Letra e motivimit (jo më shumë se 750 fjalë) në formatin PDF në të cilën studenti duhet të përshkruaj eksperiencën e mëparshme, të theksojë aftësitë dhe arsyet se pse duhet të jetë fitues/e i/e kësaj burse. 

Aplikimi duhet të niset në email info@xllabs.me me fajlet e bashkëlidhura jo më vonë se data 10.03.2026. 

Aplikantët mund t’i nënshtrohen interviste nga ana e Komisionit. 

Rreth bursës

Bursa e Ekselencës “Mustafë Çapuni” u dedikohet studentëve të dalluar të drejtësisë, me synimin për të promovuar ekselencën akademike, etikën profesionale dhe përkushtimin ndaj drejtësisë.

Bursa mban emrin e Mustafë Çapunit, jurist nga Ulqini, kryetari i parë shqiptar i Gjykatës Themelore të Ulqinit, avokat dhe deputet në Kuvendin e Malit të Zi (1990–1992). Ai ishte veprimtar i shquar shqiptar, i njohur për integritetin, drejtësinë dhe profesionalizmin e tij të lartë.

Kjo bursë synon të ruajë dhe të përcjellë trashëgiminë e tij profesionale dhe morale tek brezat e rinj të juristëve.

Përveç mbështetjes financiare, bursa ofron edhe benefite shtesë akademike dhe profesionale si pjesëmarrja në konferenca, programe trajnimi, mentorim dhe mundësi rrjetëzimi profesional.